TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Nëntor 2023, 17:28

Zbardhen “perlat” e dosjes, si SPAK po heton lëvizjet e bashkëpunëtorëve të Metës e Kryemadhit, në skaner telefonat, udhëtimet e transaksionet

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen “perlat” e dosjes, si SPAK po heton lëvizjet e

Prokurorët e SPAK-ut Sotir Kllapi, Arben Kraja dhe Altin Dumani kanë në duar dy dosjet më të 'nxehta' dhe të bujshme në tre dekadat e fundit, dhe rrjedhimisht fatin politik dhe juridik të Ilir Metës, një nga katër politikanët që ka dominuar politikën gjatë pluralizmit në Shqipëri.

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi së fundmi se hetimi për dosjen CEZ-DIA është afër mbylljes sepse po mbarojnë afatet. Sipas saj, SPAK është duke parë marrëdhënien mes z. Meta dhe z. Ismailaj. Në skaner janë udhëtimet, përfitimet financiare si dhe transferta të ndërsjella. Lala tha se ka informacion që njerëzve të njohur të Ilir Metës ju janë sekuestruar celularët dhe po ashtu edhe njërës nga bashkëpunëtoreve më të ngushta të zonjës Kryemadhi, janë duke iu parë të gjitha lëvizjet në sistemin TIMS, për shkak se zonja ka patur udhëtime të shpeshta drejt Britanisë së Madhe. “Unë kam informacion që njerëzve të njohur të Ilir Metës u janë sekuestruar celularët.

Njërës nga bashkëpunëtoret më të ngushta të zonjës Kryemadhi i është sekuestruar celulari nga ana e Prokurorisë së Posaçme dhe janë duke u parë të gjitha lëvizjet e saj në sistemin TIMS, për shkak se zonja ka patur udhëtime të shpeshta drejt Britanisë së Madhe. Z. Meta është pyetur dy herë dhe e dyta pasi kanë ardhur letër-porositë, qëndrimi që ka patur Meta në Pragë. Është sekuestruar edhe dosja e z. Ismailaj dhe pak para se të lirohej është marrë një dëshmi e tij e gjatë. Mendoj se kjo çështje do të marrë fund së shpejti për shkak të afateve, se kanë kaluar 3 vite nga dosja në prokurori. Aty ka dyshime për korrupsion dhe pastrim parash”, tha Lala.

Letërporositë

Dyshohet se janë konfirmuar me letërporosi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se Ilir Meta ka shpenzuar qindra mijëra euro për lobim në vitet 2016-2017, para të cilat nuk u dihet burimi, pasi nuk janë deklaruar as në KQZ dhe as në ILDKPKI. Në dosjen e lobimit në SHBA janë bashkuar edhe paditë për ndërhyrje estetike dhe për fshehje pasurie. Prokurori Sotir Kllapi po heton për këtë bashkim dosjesh për fshehje të ardhurash, pastrim parash, fshehje pasurie dhe falsifikim dokumentesh. Ashtu siç po vijojnë hetimet për CEZ-DIA, hetimet vijojnë edhe për dosjen tjetër ku janë marrë në pyetje shumë persona, pasi ka ardhur nga SHBA-ja dhe një urdhër-urdhër. Përgjigje kanë ardhur edhe nga vende të tjera për ndërhyrjet estetike. Mësohet se SPAK ka kryer përgjime dhe ka siguruar materiale të tjera hetimore, ndërsa flitet për dëshmitarë të penduar.

SPAK në sitë gjithë kupolën e ish-LSI

SPAK ka futur në sitë të gjithë kupolën e ish-LSI për paratë e pista që akuzohet çifti Meta-Kryemadhi. Gjatë kësaj kohe brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme ka qenë Petrit Vasili, Endrit Braimallari, i cili është pyetur ne cilësinë e ish Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama por edhe kontabilistë dhe financierë. Në rresht para prokurorëve specialë do të jetë dhe Monika Kryemadhi si politikania që ka firmosur në dosjen lobimit në SHBA për para të pista. Kujtojmë gjithashtu se Ilir Meta deri më tani është thirrur dy herë në SPAK. Para pak ditësh teksa u mor në pyetje për aferën CEZ-DIA ai tha se: “Nuk ekziston asnjë akt, asnjë shkresë, asnjë dokument, asnjë vendim në interes të askujt. Kjo është çështje që është gjykuar dy herë në të kaluarën. Diktohet politikisht nga Edi Rama për të shmangur vëmendjen e tij nga skandalet.

Dëshmitë e rreme janë në modë sepse kemi një qeveri që kërkon të shmangë vëmendjen e saj nga skandalet e jashtëzakonshme. Unë jam këtu në respekt të ligjit, ua thashë, asnjë akt asnjë vendim nga Ilir Meta në interes të askujt. Nuk më habit asnjë keqpërdorim i misioneve të drejtësisë. Unë jam këtu përball jush, të gjitha aktet e mia dhe askush nuk duhet të ketë iluzione. Nuk jam këtu për të dhënë përgjigje për çdo lloj mashtruesi, janë dy gjykime për këtë çështje dhe asgjëkund nuk është përmendur emri im. Do përballemi edhe me ju, edhe me drejtësinë”, tha Meta. /SOT

Lini një Përgjigje