TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Nëntor 2023, 12:36

Miku i Edi Ramës, hungarezi Gellért, falsifikoi bilancin e 2022 me humbje 11 milionë Euro të kompanisë celulare “ONE Albania”

Shkruar nga Pamfleti
Miku i Edi Ramës, hungarezi Gellért, falsifikoi bilancin e 2022 me
Gellért Zoltán Jászai, pronari i "ONE Albania"

Në pazar me kupolën e qeverisë shqiptare, edhe me “ONE Albania”e OTP-Bank, ortaku dhe miku i Viktor Orban e oligarkëve të Putin, po zbaton skema mashtrimi financiar, trafik fiktiv kapitalesh e pastrim parash me kompanitë “4iG Nyrt”, “KZF Vagyonkezelo Kft”, “Hunguest Hotels Szállodaipari Zrt.”, “Appeninn Vagyonkezelo Holding Nyrt”, “SCD Group Kft”, të zbuluara nga agjencitë gjurmuese të SHBA-BE...

Në muajin mars 2022, pronësia e kompanisë celulare “ONE Albania”, pas kalkulimeve me kupolën qeveritare shqiptare, kaloi në duart e mafiozit hungarez Gellért Zoltán Jászai, pronar i rrjetit lokal “4iG” në Budapest, me aktivitet në offshore, regjistruar në Ishujt Virxhinë dhe pjesë e klanit të kryeministrit Viktor Orban e oligarkëve pranë Vladimir Putin.

Miku i Edi Ramës, hungarezi Gellért, falsifikoi bilancin e 2022 me

Me 14 mars, marrja e kësaj kompanie, nga Ministria e Financave, AKEP dhe Autoriteti Konkurrencës që miratoi shitjen e aksioneve, u trumbetua si hap tjetër zhvillimi në komunikimin mobile, internet e shërbime të tjera dhe një start i ri në korrektesën financiare me shtetin shqiptar.

Por pronari i ri, mafiozi hungarez Gellért Zoltán Jászai, edhe aktivitetin në Shqipri me kompaninë “ONE Albania”, e filloi me një falsifikim e mashtrim financiar, duke fshehur bilancin real të vitit 2022, të cilin e nxori me humbje, kur kompania në 1 vit ka fitime sa buxheti vjetor që qeveria i jep bashkisë së Tiranës.

Miku i Edi Ramës, hungarezi Gellért, falsifikoi bilancin e 2022 me

Nëpërmjet një raporti fals, të hartuar nga një grup i drejtuar prej Dhionis Kolilës, Drejtor i Qeverisjes së Kompanisë “ONE Albania”, bosi hungarez Gellért Zoltán Jászai e nxori bilancin e vitit 2022 me 11 milionë Euro humbje, kur fitimi real ishte 12.3 milionë Euro, ndërsa xhirroja vetjore ishte 31 milionë Euro.

Marifetin e humbjes, ai bëri duke pasqyruar 5.3 milionë Euro te “ONE Albania” dhe 5.7 milionë te “Alb Telekom” të cilin e përthithi në fund të vitit brenda “ONE Albania”, duke e bërë një kompani të vetme.

Por burime konfidenciale nga Ministria e Financave, thanë për “Pamfleti”, se as në 10 muajt e parë të vitit 2023, pronari i hungarez  i “ONE Albania”, nuk ka kryer asnjë veprim detyrues me tatimet, përveç 4 kërkesave për “mirëkutim” të një bilanci të pritshëm me humbje edhe këtë vit.

Pas marrjes në pronësi të “ONE Albania”, mafiozi Gellért Zoltán Jászai, në pazar me kupolën e qeverisë shqiptare, edhe me “ONE Albania”e OTP-Bank, ortaku dhe miku i Viktor Orban e oligarkëve të Putin, po zbaton skema mashtrimi financiar, trafik fiktiv aksionesh e kapitalesh, evazion fiskal e pastrim parash me kompanitë “4iG Nyrt”, “KZF Vagyonkezelo Kft”, “Konzum Befektetési és Vagyonkezelo NyRt”, “Hunguest Hotels Szállodaipari Zrt.”, “Appeninn Vagyonkezelo Holding Nyrt” dhe “SCD Group Kft”.

Dokumentet tatimore, faktojnë se “ONE Albania” po e nxjerrë me humbje miliona Euro me bilance false, paçka se ka rritur tarifat dhe komisionet e shërbimeve pa i dhënë fare shërbimet e reklamuara, siç po vepron edhe me kredimet, interesat e komisionet në OTP-Bank.

Në vijim, do publikojmë një dokument zyrtar, që tregon favorizimin antiligjor me terren të lirë për evazion fiskal, pastrim parash dhe transferta ilegale miliona Euro brenda e jashtë Shqipërisë, që mafiozi Gellért Zoltán Jászai i “ONE Albania” ka nisur të bëjë me OTP-Bank./Pamfleti

gellért zoltán jászai falsifikoi bilancin miku i edi ramës one albania

Lini një Përgjigje