
Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë, Edi Rama se ka vendosur me anë të bandave diktaturën në vend. Me anë të një lidhje ‘Live’ në “Facebook”, Berisha tha se Rama ka përqendruar të gjitha pushtet në duart e tij.
Më tej ai shtoi se aksion i cili sipas tij nisi si shkak i mohimit të të drejtave të deputetëve të opozitës, do të vazhdojë deri sa të arrihen qëllimet.
“Dua të diskutoj me ju për aktet diktatoriale të Edi Ramës, me të cilat konfirmon publikisht vendosjen e diktaturës së bandave në Shqipëri, konfirmon veten një diktator që nuk respekton, ligje, votë e Kushtetutë, që ka përqendruar gjithçka në duart e tij. Këto nuk janë deklarata politike, por të vërteta dramatike për çdo qytetarë shqiptar.
43 deputetë të opozitës janë angazhuar në një betejë pa kthim në Parlament për faktin më të paimagjinueshëm sepse Rama ka urdhër konfiskimin e të drejtave të tyre themelore politike, që burojnë nga vota juaj, për të mbrojtur interesat tuaja. Duke u mohuar deputetëve të drejtën e paraqitjes së ligjeve, rezolutave dhe amendamenteve, ai de facto u heq shtyllën kryesore misionit të deputetëve të opozitës. Ka shkuar edhe më tej, u ka mohuar të drejtën për të ngritur komisione parlamentare”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje