TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Nëntor 2023, 19:36

A do të rihapet “21 Janari”? Si qeveria ka anashkaluar 3 vendime të Strasburgut, vrasjet janë përdorur vetëm për shou politik  

Shkruar nga Pamfleti

 

A do të rihapet “21 Janari”? Si qeveria ka anashkaluar 3
Rama-Berisha

Familjarët e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedës i janë drejtuar me padi të ndara Strasburgut vite më parë, duke paditur qeverinë dhe kjo e fundit ka dhënë garanci për rihetimin e ngjarjes...

Gjykata e Strasburgut mori një vendim shumë të rëndësishme në fillim të kësaj jave, duke shpallur maskarën e 21 janarit 2011 një krim shtetëror. Për herë të parë, kjo gjykatë ka drejtuar gishtin te Sali Berisha, teksa ka hedhur poshtë gjithë procesin hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Mazhoranca nxitoi ta shiste si sukses këtë vendim, duke kërkuar që të rihetohen 4 vrasjet në mes të bulevardit. Por ky nuk është vendimi i vetëm që Strasburgu ka marr për këtë ngjarje. Ky është vendimi i vetëm që analizohet në detaje procesi hetimor, por Strasbrugu ka dhënë edhe vendime të tjera.

Familjarët e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedës i janë drejtuar me padi të ndara Strasburgut vite më parë, duke paditur qeverinë dhe kjo e fundit ka vendosur të dëmshpërblejë familjarët e viktimave duke arritur një marrëveshje me ta para gjykatës. Qeveria binte dakord që hetimet nuk janë kryer si duhet dhe garantonte se do të ndikonte në rihapjen e dosjeve për secilin rast.

“Pagesa do të përbëjë zgjidhjen përfundimtare të çështjes. Në vijim, Qeveria pranon se hetimi i kryer për rrethanat e vdekjes së të afërmve të kërkuesve nuk pajtohej me nenin 2 të Konventës dhe se këto çështje nuk adresoheshin në procedimet penale të realizuara, të sipërpërmendura. Gjithashtu, Qeveria ndërmerr rihapjen e procedimeve të brendshme penale për këtë çështje, duke marrë në konsideartë përfshirjen e të afërmve të viktimave në këto procedime”, thuhet në një prej vendimeve të Strasburgut.

Që në vitin 2017, qeveri ka dhënë garanci në Strasburg se do të ndikojë në rihapjen e hetimeve. Duke e ditur se prokurorinë nuk e detyron dot të hetojë, qeveria shumë bukur mund të bënte padi penale apo mund të ofronte prova të reja. Vetë policia tentoi në një rast, por vetëm i dërgoi një listë me sugjerime prokurorisë dhe asgjë tjetër. Edhe këtë vit u bë një padi nga Ministria e Drejtësisë, por edhe ajo sa për sy e faqe dhe ishin mediat që nxorën përgjime mbi komunikimet e Gardës. Por edhe ato komunikime u hodhën  në kosh.

Me vendimin e fundit, Strasburgu i vuri pikat mbi “i”, por mazhoranca edhe këtë herë po e përdor ngjarjen për kredo politike, pasi zbardhja finale e saj duket e vështirë. Çdo “21 Janar” Rama vendos lule në bulevard dhe përsërit të njëjtën gjë që ka përsëritur prej 10 vitesh.  Por asgjë nuk është zbardhur.

Kjo për arsyen e vetme se të dyja palët janë përfshirë. Rama organizoi protestën dhe Berisha ishte ai që i vrau. Askush nuk do rihapjen e kësaj plage të vjetër. /Pamfleti

Lini një Përgjigje