Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza se pallati i bashkëshortes së kreut të qeverisë Edi Rama, Linda Rama u ndërtua pa asnjë faturë.
Berisha deklaroi se Zana Xhuka u shkarkua nga Rama pasi sipas tij po hetonte këtë aferë.
“A nuk duhet qytetarët të dinë për të gjitha këto si u ndërtua pallati 5 katësh në sheshin e pallateve nga Linda Rama dhe familja e saj, për të cilën nuk ekziston asnjë faturë tatimore, doganore ose bankare. Linda deklaron se janë ndërtuar me para gjaku, por e di çfarë do të thotë të ndërtohen me para gjaku? Pare krimi. Nuk e di, s’kam asnjë të dhënë që familjarët e saj janë të implikuar në krime, por qytetarët duan të dinë se si u ndërtua pallati.
Dhe sapo Zana Xhuka, ish-kryetarja e ILDKP ndërmoir procesin e hetimit të këtryre aferave, Rama e shkarkoi nga detyra në mënyrë antikushtetues. OSBE deklaroi në raport se Rama ka të fshehur në bankat ofshore se ka të fshehura 200 mln euro dhe kjo deklaratë i përket vitit 2014, nuk e mohoi dot kurrë këtë. Pse ky përëndrim, nëse nuk përqëndrohemi tek Rama këtu ligj dhe kushtetutë nuk ka më."-tha Berisha.
Lini një Përgjigje