TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Nëntor 2023, 15:28

Të hënën “luftë” në Kuvend/ Nikolla urdhëron Gardën të rrethojë sallën, opozita përgatitet për përplasje

Shkruar nga Pamfleti
Të hënën “luftë” në Kuvend/ Nikolla
Kaosi në seancën e fundit

Nikolla ka urdhëruar forcat speciale të Gardës që të neutralizojnë opozitën, ndërsa Gazmet Bardhi dhe Berisha paralajmërojnë përplasje....

E hëna e javës që vjen duket se do të jetë një ditë tepër e nxehtë. Teksa Apeli do të shqyrtojë masën e sigurisë të Berishës dhe GJKKO pret që ai të paraqitet në orën 10.00, në sallën e Kuvendit do të ketë kaos.

Të hënën mazhoranca do të zhvillojë seancën me debat për buxhetin e ri. Vitet e kaluara kjo seancë ka zgjatur thuajse ditë e natë, pasi secili deputet ka marrë fjalën. Mirëpo opozita këtë herë ka paralajmëruar se do të bllokojë seancën dhe kjo ka vënë në lëvizje Lindita Nikollën. Kjo e fundit ka urdhëruar Gardën të rrethojë sallën e seancave plenare.

Lajmi është dhënë nga Gazment Bardhi, i cili shprehet se urdhri ndaj Gardës është tërësisht i paligjshëm. Ai ka paralajmëruar rezistencë dhe përplasje në sallë.

Sot jemi njohur me urdhrin e paligjshëm të Lindita Nikollës për të rrethuar të hënën sallën e seancave plenare me forcat speciale të Gardës së Republikës, duke shpallur kështu zyrtarisht shtetin personal autokrat të Edi Ramës. Siç shihet edhe në foton bashkëlidhur Garda e Republikës është urdhëruar të bëjë “provat” gjatë ditës së sotme sesi do të rrethojnë deputetët e opozitës gjatë seancës plenare të së hënës!

Duke dënuar me forcë këtë degradim të regjimit të Edi Ramës, duam të sigurojmë se nuk ka gardist e polic që mund të pengojë dhe intimidojë opozitën në misionin për të kthyer parlamentarizmin dhe për të mbrojtur të drejtat kushtetutese të opozitës. Një Parlament, ku deputetët rrethohen nga forcat e sigurisë gjatë vendimmarrjes së tyre, nuk mund të jetë kurrë Parlamenti i një vendi demokratik, anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në BE. Është akt i paprecedent në 32 vite demokraci, shndërrimi i sallës së Kuvendit nga salla e përfaqësuesve të qytetarëve, në sallën e gardistëve qeveritar. Ky Parlament është turpi i Shqipërisë, njëlloj si qeverisja e korruptuar e Edi Ramës”, thuhet në reagimin e Gazment Bardhit.

Sipas informacioneve, dje në mbledhjen e grupit parlamentar grupi i Berishës dhe Bardhit janë pajtuar që të përplasen fort në seancën e së hënës me deputetët e PS dhe me Gardën. Vetë Berisha në një dalje për mediat, tha se do të jetë rezistenca më e fortë që ka ndodhur, duke treguar se do të kemi kaos ditën e hënë.

Deputetët e opozitës në emër të popullit opozitar dhe qytetarët që besojnë te vlerat e demokracisë, që konsiderojnë pluralizmin mjetin kryesor të saj, që besojnë që pushtetarët duhet të hetohen nga komisionet parlamentare me transparencë, do pasqyrohet e gjithë veprimtaria, një nen me një rëndësi kapitale duhet të respektohet.

Ligjet, rezolutat amendamentet e opozitës duhet të përcillen në përputhje me procedurën parlamentare. Këto janë kërkesat me themelore, për të cilat deputetët janë të vendosur në këtë betejë pa kthim deri në fitore.

E rëndësishme është që shqiptarët do shohin ditën e hënë qëndresën e fuqishme të opozitës në parlament. Kjo është një betejë pa kthim”, tha ndër të tjera Berisha. /Pamfleti

Lini një Përgjigje