Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ditën e sotme ka bërë një vizitë surprizë në selinë e Partisë Socialiste.
Mësohet se ajo po zhvillon një takim e Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri.
Ende nuk dihen arsyet e këtij takimi.
Kjo vizitë vjen dy ditë pasi përfundoi afati ligjor në KQZ për regjistrimin e partive në zgjedhjet e 14 majit.
Në dalje nga selia e PS, Yuri Kim nuk dha asnjë koment për gazetarët.
Takimi mes saj dhe Gjiknurit zgjati rreth 30 minuta ndërsa pritet që më pas ambasadorja të takojë Enkelejd Alibeajn në Kryesinë e Kuvendit
Lini një Përgjigje