TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2023, 14:28

Xhaçka u shkarkua me shumicë votash, kush ishte deputeti që votoi kundër

Shkruar nga Pamfleti

Xhaçka u shkarkua me shumicë votash, kush ishte deputeti që

Pas dekretimit të ministrave të rinj nga Presidenti Bajram Begaj, Kuvendi ka miratuar sot këto dekrete.

Ndonëse deputetët e opozitës kërkuan fjalën për procedurë, kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se procedura është e qartë dhe vijoi me dekretet për shkarkimet dhe emërimet në qeveri.

Olta Xhaçka është shkarkuar nga posti i ministres së Jashtme, me 95 vota pro të PS dhe të PD-së, ndërkohë që ka rënë në sy vota kundër e deputetit Erjon Braçe.

Ndërkohë që Igli Hasani, i cili e zëvendëson në detyrë, ka marrë vetëm 74 vota pro dhe 33 vota kundër.

Shkarkimi i Olta Xhaçkës si ministre e Jashtme

1 votë kundër (Erion Braçe)

95 vota pro

Emërimi i Igli Hasanit, Ministër i Punëve të Jashtme

74 pro

33 kundër

Votimi në Kuvend për shkarkimet dhe emërimet:

Shkarkohet ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me 110 vota pro

Shkarkohet ministrja e Arsimit, Evis Kushi me 99 vota pro, 1 abstenim dhe 3 kundër

Shkarkohet ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca me 107 vota pro

Shkarkohet ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali me 102 vota pro dhe 4 kundër

Shkarkohet ministrja e Shtetit, Milva Ikonomi me 98 vota pro, 2 abstenim dhe 2 kundër

Emërohet me 73 vota pro dhe 35 kundër Arbian Mazniku si ministër Shtetit për Pushtetin Vendor

Emërohet me 73 vota pro dhe 32 kundër Albana Koçiu si minitre e Shëndetësisë

Emërohet me 74 vota pro 33 kundër Igli Hasani si ministër i Jashtëm

Emërohet 73 vota pro dhe 33 kundër Ogerta Manastirliu si ministre Arsimi

Emërohet 73 vota pro dhe 27 kundër Anila Denaj si ministre e Bujqësisë

Pas miratimit në Kuvend, ministrat e rinj do të betohen tek Presidenti i Republikës.

xhacka shkarkim deputet vote

Lini një Përgjigje