TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2023, 10:12

PS dhe koalicioni Berisha-Meta regjistrojnë kandidatët, verifikohet Albert Halilaj dhe Emri Vata

Shkruar nga Pamfleti

PS dhe koalicioni Berisha-Meta regjistrojnë kandidatët, verifikohet

Dy kandidatët e vetëm për kryetarë bashkie për garën e Kukësit do të jenë Albert Halilaj i Partisë Socialiste dhe Emri Vata i koalicionit bashkë fitojmë.

Secili prej dy subjekteve zgjedhore, ka depozituar në KZAZ 11 në Kukës dokumentacionin përkatës dhe brenda 24 orëve do të bëhet verifikimi i dy kandidatëve.

Më pas 11 shtatori do të shënojë zyrtarisht çeljen e fushatës elektorale, kohë kur dy rivalët e vetëm, Halilaj dhe Vata do t’u kërkojnë qytetarëve Kuksianë votën për të drejtuar bashkinë.

Pas këtij procesi, do të nisë edhe trajnimi për komisionarët e 79 Qendrave të Votimit dhe Grupet e Numërimit të Votave nga ana e Komisionit qëndror të zgjedhjeve.

Grupi i Lulzim Bashës, edhe pse u regjistrua si subjekt zgjedhor nën logon zyrtare të partisë demokratike nuk nxori një emër për Kukësin, edhe pse shfrytëzoi afatet maksimale, dhe bëri me dije se nuk do t’i shërbejnë ndarjes së partisë duke nxjerrë një kandidatë të dytë nga radhët e demokratëve.

Më 24 shtator qytetarët e Kukësit do t’I drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur të parin e tyre, pas vakancës së krijuar prej shkarkimit të Safet Gjicit, i cili akuzohet nga SPAK për “korrupsion pasiv”. 

emri vata albert halilaj

Lini një Përgjigje