TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2023, 11:59

Prokuroria zbuti akuzën ndaj Rrajave, 'shpërthen' Berisha: Me urdhër të Ramës, prokurorët kriminelë të vërtetë!

Shkruar nga Pamfleti
Prokuroria zbuti akuzën ndaj Rrajave, 'shpërthen' Berisha:
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të prokurorisë për zbutjen e akuzës ndaj anëtarëve të fisit Rraja, të akuzuar për dhunë barbare ndaj dy kushërinjve Maja.

Berisha thotë se kjo gjë ka ndodhur me urdhër të Ramës, teksa i cilëson prokurorët armiq të ligjit, kriminelë të vërtetë.

Shtazërinë e klanit kriminal Rraja, Prokuroria e Tiranës, apo ndryshe Prokuroria Felaj, me urdhër të Ramës e cilëson plagosje të lehtë, nga plagosje e rëndë dhe me qëllim që ishte. Prokurorë armiq të ligjit, kriminelë të vërtetë!”, shkruan Berisha.

Prokuroria e Tiranës ndryshoi akuzën për anëtarët e fisit Rraja në lidhje me episodin e dhunës ndaj Bilbil e Jashar Majas.

Ndryshe nga nisja e hetimit për “plagosje të rënë me dashje, në bashkëpunim” pas publikimit të dhunës me shkopinj bejsbolli prokuroria ka vlerësuar që hetimit duhet të vijojë për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”.

sali berisha prokuroria zbuti akuzën ndaj rrajave

Lini një Përgjigje