TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Prill 2024, 16:24

“Xhaçka deputete në shkelje të ligjit”, Bardhi: Kuvendi prej më shumë se një viti nuk ekzekuton vendimin e Kushtetueses

Shkruar nga Pamfleti

“Xhaçka deputete në shkelje të ligjit”, Bardhi:

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur sa i përket moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës. Në një komunikim për mediat, Bardhi tha se Rama ka pajisur bashkëshortin e ministres me një pronë, ku sipas SPAK citon ai, i është grabitur shtetit.

“Kryeministri Edi Rama ka pajisur bashkëshortin e ministres së tij, me një pronë që siç thotë SPAK, i është grabitur shtetit me dokumente të falsifikuara dhe me firmë të Ramës i është vënë në dispozicion për një investim me vlerë 5 milionë euro, që ndalohet nga Kushtetuta dhe për të cilën Xhacka, përveç përgjegjësive penale që duhet të kenë nga kryeministri te çdo zyrtar tjetër, por kjo nuk është detyra jonë”, tha Bardhi.

Bardhi u shpreh se prej 1 viti e 3 muaj nuk po ekzekutohet nga Kuvendi vendimi për mandatin e Xhaçkës, ndërsa ajo me mbrojtje të Ramës vijon të jetë në kundërshtim të Kushtetutës.

“Detyra e Kuvendit është që kur një deputet kapet në shkelje të Kushtetutës duhet të përcjellë për heqje të mandatit çështjen, në Gjykatën Kushtetuese. Ka një vit e 3 muaj që nuk ekzekutojnë vendimin. Ende deputetja Xhacka, me mbrojtjen politike të Ramës, vijon të kundërshtojë mandatin në kundërshtim të Kushtetutës”, tha Bardhi.

gazment bardhi olta xhacka edi rama

Lini një Përgjigje