TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Prill 2024, 16:20

Grupi i Rithemelimit mbështet amnistinë, reagon Ulsi Manja: U vonua për shkak të agjendave politike të turbullta!

Shkruar nga Pamfleti

Grupi i Rithemelimit mbështet amnistinë, reagon Ulsi Manja: U vonua

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja përshëndeti vendimin e opozitës për të miratuar amnistinë penale.

Me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ Manja shprehet se opozita mbështeti variantin e amnistisë së propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria Shqiptare.

Sipas tij, në variantin e parë nuk bëhej fjalë për amnistimin e subjekteve të SPAK-ut e të Gjykatës Speciale.

Përshëndes vendimin e opozitës për të miratuar më në fund Amnistinë Penale, e cila u vonua si asnjëherë tjetër nga agjenda politike të turbullta që e morën peng këtë akt kushtetues mëshire të shtetit, duke dëmtuar afro 700 përfituesit e kësaj aministie.

Me kënaqësi të veçantë konstatova se opozita mbështeti variantin e amnistisë së propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria Shqiptare, ku as nuk bëhej fjalë për amnistimin e subjekteve të SPAK-ut e të Gjykatës Speciale.

Së fundmi nuk e fsheh dot kënaqësinë që siç e pata deklaruar publikisht për mediat përpara Kuvendit – kur turbullia e një pjese të parlamentit e bënte aministinë të dukej e pashpresë – Aministia Penale do të marrë të gjitha votat e deputetëve!

Nuk thotë kot populli, i duruari i fituari dhe le të shërbejë ky zhvillim pozitiv edhe për ata që s’kanë pse ikin më nga tavolina e punës, për të marrë rrugë të shkurtra që s’çojnë askund dhe si përfundim për t’i dalë gjatë rikthimit në tavolinë”, shkruan Manja.

manja amnistia

Lini një Përgjigje