
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka folur mbi mënyrën se si duhet të votojë Shqipëria në OKB për çështjen e Gazës.
Ai tha se Shqipëria e ka detyrim moral dhe detyrim ndaj historisë së vendit që të votojë për një prezencë humanitare në Gaza.
“Shqipëria nuk është një vend ishullor. Shqipëria duhet të respektojë historinë e vetë. Ne jemi një vend me një peshë specifike. Nuk jemi një zë në arenën ndërkombëtare, apo nuk po na pyet dikush se si mund të zgjidhet konflikti në lindjen e mesme.
Ne duhet të respektojmë historinë tonë, vuajtjet tona, miqësinë e padiskutueshme me Izraelin dhe kontributet që shqiptarët kanë dhënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në shpëtimin e hebrenjve dhe një lloj balancimi të historisë sonë me të drejtën ndërkombëtare. Pra duke votuar në parim për një prezencë më të madhe të organizatave humanitare në Gaza, kjo nuk legjitimon asesi veprimet terroriste të Hamasit dhe as nuk vendos në pikëpyetje miqësinë tonë me shtetin e Izraelit”, tha Bushati në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania.
Lini një Përgjigje