TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2026, 20:51

Vjosa Osmani pritet nga Marco Rubio, Rama përfundon te Këshilli i Atlantikut

Shkruar nga Pamfleti
Vjosa Osmani pritet nga Marco Rubio, Rama përfundon te Këshilli i
Takimet e Ramës dhe Osmanit

Presidentja e Kosovës takohet me kreun e Departamentit të Shtetit, ndërsa kryeministri Rama pavarësisht lajkave ndaj Trump, nuk ka pasur takime me zyrtarët vendas...

Kryeministri Edi Rama bëri të gjitha tentativat që të ishte protagonist në Bordin e Paqes, por sërish më e fituar ka dalë Vjosa Osmani. Rama e spostoi këtë të fundit dhe mori fjalën në samit, teksa gjatë gjithë kohës i qëndronte nga pas presidentit. Mirëpo, përveç 40 sekondave të bisedës që Rama pati me Trump, nuk ka pasur asgjë tjetër.

Pas këtij takimi, Rama nuk është pritur nga zyrtarë të lartë të Uashingtonit. I vetmi sukses i tij ishte një takim në Këshillin e Atlantikut, takim pa ndonjë vlerë.

Në tryezën e Atlantic Council, një nga organizatat më të rëndësishme të politikave strategjike në SHBA, ku pati një interes të lartë për Shqipërinë, profilin e saj të ri ndërkombëtar dhe pikëpamjet tona mbi Bordin e Paqes, konfliktet e hapura, si edhe rrugën e zgjerimit të Bashkimit Europian”, shprehej Rama.

Vjosa Osmani pritet nga Marco Rubio, Rama përfundon te Këshilli i
Rama në Këshillin e Atlantikut

Por, teksa kryeministri përfundoi te kjo tryezë, Vjosa Osmani është pritur nga numri dy i SHBA-së: Marco Rubio.

Ka qenë vetë Presidentja që ka ndarë foto nga takimi me Sekretarin e Shtetit, teksa ka dhënë edhe detaje nga biseda që kanë pasur mes tyre.

Në 18-vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, ishte nder i veçantë që sot u prita në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Diskutuam mundësitë për forcimin e aleancës sonë, si dhe hapat konkretë në këtë drejtim që kanë rëndësi jetike për popullin tonë. Në veçanti, e falënderova për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, për mbështetjen vendimtare amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për prezencën ushtarake amerikane në Kosovë si prezencë kyçe për paqen dhe stabilitetin në rajon. Diskutuam për rëndësinë e madhe të anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në ekonomi e mbrojtje, si pjesë e partneritetit tonë strategjik”, shkruan Osmani.

Vjosa Osmani pritet nga Marco Rubio, Rama përfundon te Këshilli i
Takimi Osmani-Rubio

Që kur Trump mori pushtetin, Rama është bojkotuar nga zyrtarët amerikanë. Suksesi i vetëm i tij ishte ftesa në Bordin e Paqes, por edhe kjo ftesë dyshohet se ka shumë kosto të tjera që nuk dihen. Ndërkohë, duket se bojkoti i takimeve vijon, pasi deri më tani Rama nuk ka pasur asnjë takim të nivelit të lartë. /Pamfleti

Lini një Përgjigje