Vijon kaosi para Kuvendit, ku disa protestues vijojnë të marshojnë dhe të hedhin molotov. I pranishëm është edhe kryedemokrati Sali Berisha.
Një moment teksa u ndal duke folur për mediat, autobotët me ujë vërshuan mbi Berishën.
Deputetët dhe shoqëruesit hapën menjëherë çadrat.
“Është vetëm ujë, nuk ka gaz”, u dëgjua të thonte Sali Berisha.
Më tej, Berisha theksoi: “Do qëndrojmë në fushëbetejë, po kalohet vija e kuqe”.
Protestuesit kanë vijuar me hedhjen e molotovëve dhe fishekzjarrëve, teksa më herët dogjën edhe kazanët e mbeturinave.
Nga ana tjetër Policia është kundërpërgjigjur me dy autobotët e ujit, duke lëshuar ujë me presion dhe më pas me gaz lotsjellës.
Për minuta të tëra qytetarët qëndruan larg sheshit për shkak të gazit por pasi u afruan sërish kanë hedhur molotovë drejt makinave të ujit, ku njëra prej tyre u përfshi nga flakët në pjesën e gomave.
Lini një Përgjigje