TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2026, 20:44

Çantat mbushur me molotovë, policia shoqëron disa protestues

Shkruar nga Pamfleti

Çantat mbushur me molotovë, policia shoqëron disa protestues

Tre persona janë shoqëruar nga Policia gjatë protestës së sotme para Kryeministrisë, pasi sipas burimeve zyrtare janë kapur me çanta ku dyshohet se ndodheshin shishe me lëndë ndezëse, molotovë.

Sipas informacioneve paraprake, shoqërimi është bërë në perimetrin e sigurisë, pas kontrolleve të ushtruara nga efektivët në terren. Materialet e sekuestruara pritet t’i nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme, ndërsa autoritetet po punojnë për të dokumentuar rastin.

Policia ka shtuar masat e sigurisë gjatë tubimit, ndërsa ka tentuar të shpërndajë protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës, ku aty ishte edhe kreu i PD, Sali Berisha.

Ndërkohë, protesta ka vijuar mes tensioneve duke hedhur molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeminisrisë, teksa më herët dogjën edhe kazanët e mbeturinave. Më pas, ata u zhvendosën drejt Parlamentit ku edhe atje krijuan skenare dhune duke hedhur molotovë dhe sende të forta.

 

Lini një Përgjigje