
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi nga protesta e opozitës para Kryeministrisë se situata në kryeqytet është një “fushë beteje”, ndërsa u shpreh se “Tirana është në duart e kryengritësve paqësorë”.
Gjatë fjalës së tij, Berisha reagoi edhe ndaj ndërhyrjes së forcave të rendit teksa u shpreh se ai dhe mbështetësit e tij u goditën me ujë me piper. Kryedemokrati akuzoi qeverinë për përdorimin e mjeteve që janë të ndaluara me ligj.
“Jemi në fushë betejë. Vendi ynë është në fushë betejë. Tirana është në duart e kryengritësve paqësorë. Regjimi po struket në strofulla minjsh. Përdorin mjete të ndaluara me ligj. Nuk i bën më me shpresë. Po kalohet vija e kuqe”, u shpreh Berisha para protestuesve.
Deklaratat e tij vijnë në një moment tensioni gjatë tubimit të opozitës, ndërsa nga ana e autoriteteve nuk ka pasur ende një reagim lidhur me pretendimet për përdorimin e mjeteve të ndaluara.
Lini një Përgjigje