
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zhvilloi sot një vizitë në shkollën amerikane të qytetit të Nju-Jorkut, P.S.108 Philip J.Abinanti, e cila aplikon për herë të parë programin akademik dygjuhësh shqip-anglisht.
Duke e vlerësuar këtë model unik për gjuhën shqipe jo vetëm në SHBA, por dhe në botë, Begaj theksoi se ai përfaqëson një investim të çmuar për të gjithë komunitetin shqiptaro-amerikan.
“Për herë të parë në botë një shkollë me program duo bilingual anglisht-shqip nisi në Neë York, në P.S.108 Philip J.Abinanti School. Ky program është një urë midis brezash, kulturash dhe kombesh.
Duke i krijuar fëmijëve shqiptarë në Neë York mundësinë për të mësuar në gjuhën shqipe, u kemi dhënë atyre krenari për rrënjët dhe trashëgiminë e tyre të vyer”, shprehet Begaj.
Lini një Përgjigje