TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shtator 2025, 14:43

Nuk u zgjodh deputete, Rama i bën 'qokën' Edona Bilalit, e emëron zv.ministre te Infrastruktura

Shkruar nga Pamfleti

Nuk u zgjodh deputete, Rama i bën 'qokën' Edona Bilalit, e

Qeveria 'Rama 4' Po zhvillon lëvizje të reja në kabinet.

Mësohet se ish-deputetja e Partisë Socialiste, Edona Bilali e cila kandidoi për deputete në zgjedhjet e 11 majit por nuk arriti të fitonte, është emëruar nga Rama zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Gjithashtu bëhet me dije se si zëvendësministre e Shëndetësisë është emëruar Eugena Tomini, e cila e ka mbajtur dhe më përpara këtë detyrë.

Tomini është emëruar në këtë post në janar të vitit 2021 dhe është liruar nga detyra në dhjetor të po atij viti. Më pas ajo ka është emëruar drejtoreshë e Institut të Shëndetit Publik

Ndërkohë ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka është emëruar zëvendësministre e Brendshme.

 

rama i bën \'qokën\' edona bilali zv.ministre te infrastruktura

Lini një Përgjigje