
Kreu demokrat, Sali Berisha, bëri të ditur sot se opozita e drejtuar nga Partia Demokratike nuk do të bojkotojë garën për Bashkinë e Tiranës.
Pas vendimit të Qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i Kryebashkiakut dhe shpalljes së vakancës, pritet që Presidenti i Republikës të caktojë datën e zgjedhjeve.
Ndërsa socialistët kanë mandatuar Ogerta Manastirliun si kandidate, PD dhe aleatët e saj ende nuk kanë caktuar një emër.
Por në konferencën e sotme për mediat, Berisha tha se opozita nuk do të bojkotojë procesin.
“Unë kam parashikimin tim, farsat janë farsa dhe nuk janë zgjedhje.
Unë kësaj pyetje i dhashë përgjigje dje.
Unë thashë që ne nuk bojkotojmë, se ka dy filozofi.
Por thashë dhe e them, farsat janë farsa dhe nuk janë zgjedhje”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje