TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shtator 2025, 12:22

Rama mbledh qeverinë, sot "vuloset" zyrtarisht për shkarkimi i Erion Veliajt

Shkruar nga Pamfleti
Rama mbledh qeverinë, sot "vuloset" zyrtarisht për shkarkimi
Rama me kabinetin e tij

Këtë të enjte, 25 shtator, po mbahet mbledhja e Këshillit të Ministrave për të vulosur përfundimisht shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Të gjithë ministrat e kabinetit Rama ndodhen në selinë e këshillit të ministrave duke nisur mbledhjen e qeverisë dhe kjo është hera e parë që qeveria “Rama 4” ulet zyrtarisht në tryezë.

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak, prefekti i Tiranës e dorëzoi në Këshillin e Ministrave. Nuk dihet ende se kush është duke e drejtuar këtë mbledhje, kryesocialisti Edi Rama apo zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Pritet nëse në vendim do të thyhet që do të hyjë në fuqi menjëherë, apo pas publikimit në fletoren zyrtare.

Më pas ky vendim, do t’i shkojë presidentit Bajram Begaj. Dekretimi i datës së zgjedhjeve të reja pritet të vonohet, pasi avokatët e Veliajt kanë paralajmëruar se vendimin do e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Këshilli Bashkiak e shkarkoi Veliajn, më 23 shtator, me 50 vota pro.

Pavarësisht se përmes rrjeteve sociale u bë e ditur se Veliaj kërkoi të ishte prezent në këtë mbledhje, nuk u konstatua një shkresë zyrtare drejtuar organeve kompetente të drejtësisë.

Pa u mbushur 24 orë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me stafin e bashkisë dhe kryetaren e komanduar Anuela Ristani. E pranishme ishte edhe Ogerta Manastirliu, kandidatja zyrtare e PS-së për këtë post.

Nga ky takim me dyer të mbyllura në kryeministri, nuk morëm vesh shumë, ndërsa në orën 18:00 të mërkurën, diskutimi për zgjedhjet e pjesshme në kryeqytet vijoi me praninë e mediave.

Në takimin e tij me deputetë socialistë dhe ministra, kreu i qeverisë theksoi se shkarkimi i Veliajt ishte i domosdoshëm duke sinjalizuar urgjencën për zgjedhje të reja.

rama mbledh qeverinë zyrtarisht për shkarkimi i erion veliajt

Lini një Përgjigje