TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shtator 2025, 18:26

“Jemi shumë vonë”, Braçe thirrje: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën!

Shkruar nga Pamfleti

“Jemi shumë vonë”, Braçe thirrje: Po vjen tetori,

Deputeti Erion Braçe ka shprehur shqetësimin për vonesat në punën e Parlamentit.

Braçe kërkon që Komisionet Parlamentare të nisin urgjentisht funksionimin e tyre normal.

Deputeti thekson se janë shtyrë shumë në kohë detyrimet ligjore që lidhen me raportimin dhe analizimin e punës së disa prej institucioneve më të rëndësishme të vendit.

“Parlamenti duhet të fillojë punë më në fund! Komisionet të nisin punën. Komisioni për Ekonominë, Financat e Punësimin, ka një mal me detyrime ligjore që duhet të përmbushen tani. Është shumë vonë! Banka e Shqipërisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Autoriteti i Konkurrencës, këto së pari, duhet të raportojnë për punën e vitit 2024, përmbushjen e detyrave të lëna.

Komisioni i Ekonomisë që është përgjegjës për to duhet të marrë sa më parë në shqyrtim e analizë punën e tyre edhe në raport me njerëzit. Imagjinoni, për pak ditë jemi në tetor, d.m.th po mbyllet dhe ky vit, ndërkohë që duhet të analizojmë punën e vitit që shkoi! Është shumë vooonë”, shkruan Braçe.

 

Lini një Përgjigje