TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shkurt 2024, 13:37

Vizita e Blinken në Tiranë, lajm i keq për opozitën

Shkruar nga Pamfleti

Vizita e Blinken në Tiranë, lajm i keq për opozitën

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska tha se mungesa e një takimi mes Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe opozitës në Tiranë është një lajm i keq për të djathtët.

Ajo theksoi se situata në të cilën ndodhet PD sot është një nga momentet më të këqija.

Sipas Përnaskës, subjektet politike që janë të përfshirë ta marrin si të duan këtë mesazh për të nxjerrë dhe përgjegjësitë e tyre individuale dhe politike.

“Nuk është një lajm i mirë për opozitën dhe unë bashkë me shumë të tjerë që kemi investuar në vite në krahun e djathtë, siç do ta quajmë me një termë siç është e djathta apo majta, por vetë situata e opozitës është e tillë që e gjen atë në momentet më të këqija brenda vetes me një konfliktualitet shpeshherë për mua dhe të pakuptimtë, me një energji të jashtëzakonshme që harxhuar kohët e fundit, jo aq sa për sa specifikuar të djathtën dhe për t’i dhënë asaj misionin e qartë dhe për ta bërë një forcë garuese dhe fituese në këtë vend. Por kjo situatë që kemi sot, është kjo situatë që na pëlqen apo nuk na pëlqen është e tillë. Unë uroj që subjektet politike sot që janë të përfshirë ta marrin si të duan këtë mesazh për të nxjerrë dhe përgjegjësitë e tyre dhe individuale dhe politike. Sepse sigurisht çdo lloj akti i kësaj natyre duhet lexuar me shumë kujdes dhe shumë qetësi dhe me një vizion të qartë. Sepse këtë periudhën e fundit pamë faktorë të opozitës që gjëmojnë në Uashington me kap ndonjë foto me nga një nga autoritetet atje, por nuk është kjo mënyra e të bërit politik“, tha ajo për "Abc News".

Lini një Përgjigje