
Ish-ambasadorja e SHBA, Yuri Kim rikthehet në Shqipëri me një rol të ri.
Kësaj radhe jo nën petkun e ambasadores së SHBA-së në Tiranë por si Zëvendës ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Ajo shoqëron sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken në ndalesën e tij 8 orëshe në Tiranë.
Kim u largua nga Shqipëria në qershor të 2023 nuk kishte vetëm një mesazh, por disa në fjalimin e saj të lamtumirës.
Zgjodhi të veçonte lidhjen shpirtërore me vendin tonë në këtë mision të suksesshëm të këtyre 3 viteve e gjysmë ku shprehu mirënjohje për traditën e historinë. Theksoi dhe se do duhet të ketë ende reforma strikte për çrrënjosjen e korrupsionit dhe lehtësimin e procedurave për të drejtën e pronës.
Lini një Përgjigje