
Ambasada Amerikane në Tiranë ka konfirmuar takimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken me kreun e SPAK, Altin Dumani.
Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas mbërritjes në Shqipëri, të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada i ka uruar mirëseardhjen Blinken, duke e cilësuar vizitën historike.
Në reagim thuhet se Blinken do të takohet me presidentin e vendit Bajram Begaj, kryeministrin Rama, me kreun e SPAK Altin Dumanin dhe komunitetin e Ambasadës.
“Mirë se vjen në Shqipëri Antony Blinken.
Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor në Piramidën e Tiranës, duke festuar të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të drejtësisë dhe komunitetin e Ambasadës. Na ndiqni gjatë gjithë kësaj vizite historike”, shkruan ambasada e SHBA në rrjetin X.
Mirë se vjen! Welcome to Albania @SecBlinken! 1/2 pic.twitter.com/ydm3l3xxmY
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) February 15, 2024
Kjo është vizita e parë në Shqipëri e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken. Forca të shumta të sigurisë janë të angazhuara për të garantuar siguri gjatë gjithë vizitës së tij 8-orarëshe në Tiranë.
Agjenda e plotë e publikuar nga DASH:
Ora 13:35 Blinken zhvillon një takim dhe përshëndet me punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe anëtarët e familjes në Tiranë, Shqipëri.
Ora 14:15 Blinken takohet me aplikantët afganë për vizë emigruese speciale në Tiranë, Shqipëri.
Ora 15:05 Blinken takohet me Presidentin shqiptar Bajram Begaj në Tiranë, Shqipëri.
3:35 Blinken mban fjalime në një aktivitet të të rinjve dhe të diplomuarve me temë “Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” në Tiranë, Shqipëri.
Ora 16:15 Blinken takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, Shqipëri.
Ora 5:55 Sekretari merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi për një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi mbi Kuadrin për Kundër Manipulimit Informativ të Shtetit të Huaj në Tiranë, Shqipëri.
Ora 18:10 Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi në Tiranë, Shqipëri.
Lini një Përgjigje