
Ministri i Jashtëm Igli Hasani, ka reaguar lidhur me vizitën zyrtare të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili zbriti pak minuta më pak në aeroportin e Rinasit.
Krahas një fotoje nga takimi me Blinken, Hasani shkruan dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet.
“Mirë se erdhe Antony! Kënaqësi të mirëpres Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë. I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të paçmuar“, shkruan Hasani në "X".
Lini një Përgjigje