
Nën masa të rrepta sigurie ka mbërritur për herë të parë Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.
Ajo që u vu re ishte edhe eskorta e fortifikuar e numrit dy të administratës amerikanë, ku disa makina të blinduar shoqëruan Blinken deri në qendër të kryeqytetit.
Vizita që do të zgjasë 8 orë, ka një rëndësi të veçantë pasi jo vetëm konfirmon partneritetin strategjik me SHBA-të, por forcon pozitat e Shqipërisë si një vend kyç për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor. Një mesazh mbështetjeje për drejtësinë dhe SPAK pritet të jepet gjithashtu nga kjo vizitë. Në deklaratën e DASH për marrëdhëniet me Shqipërinë, thuhet se dy vendet janë partnerë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Tirana është ‘veshur’ me flamuj amerikan, ndërsa një banderolë gjigande është vendosur në korpusin e Universitetit të për t’i uruar mirëseardhjen numrit dy të administratës amerikane. Në Rinas pritet nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani e më pas nën masa të rrepta sigurie do të udhëtojë drejt kryeqytetit.
Në axhendë janë parashikuar takim me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Takimi me kryeministrin pritet të zhvillohet në harkun kohor 16:15, që më pas do të përmbyllet me një konferencë për shtyp.




Lini një Përgjigje