TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shkurt 2024, 13:15

"Çështja Beleri", Rama përplaset me zyrtarin grek në Bruksel: Mos krahasoni Shqipërinë me Siberinë

Shkruar nga Pamfleti

"Çështja Beleri", Rama përplaset me zyrtarin grek

Kryeministri Rama ka komentuar sërish çështjen “Beleri”. Ka qenë Sakis Ioannidis përfaqësues i Greqisë në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian/Anëtar i Administratës Qendrore të Ekonomisë, i cili tha se kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës nuk lejohet që të bëjë betimin dhe kjo gjë nuk do të pranohej në asnjë vend të BE-së.

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Bruksel për mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian, ndërhyri duke i cilësuar si të pavend akuzat ndaj Shqipërisë, teksa tha se vendi ynë po krahasohet me Siberinë, e sikur dikush po mbahet penga nga një regjim mizor, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Sipas tij, kjo duhet të jetë arsye për të alarmuar botën se Shqipëria nuk është Shqipëria, por është Siberia.

Ai theksoi sërish se çështja e Fredi Belerit është një çështje që i takon drejtësisë dhe drejtësia do të japë përgjigjen, më në fund.

Lini një Përgjigje