TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Gusht 2023, 18:29

Veshja e Ramës në Slloveni, Murrizi: Ky ka çarë Sadokartin dhe po djeg motor!

Shkruar nga Pamfleti

Veshja e Ramës në Slloveni, Murrizi: Ky ka çarë Sadokartin

Ish-deputeti Mysli Murrizi ka shpërthyer në kritika ndaj kryeministrit Edi Rama sa i takon veshjes së tij në Forumin e Bled. Kryeministri u shfaq me një këmishë të hollë, pantallona të gjera dhe me atlete, duke stonuar në krahasim me liderët e tjerë.

Sipas Murrizit, Rama ose do të tregojë se është ndryshe nga të tjerët, ose sipas tij “ka filluar të rrjedhë vaj dhe po djeg motor”.

Një pyetje kam???

Ky vishet kështu se kështu është në fakt?

Kështu i pëlqen të duket mes të tjerëve?

E bën per lajm, për shou, për tu tallur me veten, për tu treguar snobist, për tu thënë të tjerëve që une jam ndryshe, për tu tallur me të tjerët që nuk “dinë” të vishen, për të treguar që është popullor, për të bërë diferencën mes të tjerëve, për tu thënë që nuk respektoj protokoll zyrtari, për tu treguar që nuk meriton të jetë pjesë e një forumi kaq të “vogel” për këtë lider të “ madh”, për tu thënë qe ndjek modën e viteve 45-90, për te treguar qe ky nuk ka vjedh dhe nuk ka lekë për kostume, apo se ka çarë Satokartin, ka rrjedhje vaji dhe ka djeg motor”, shkruan Murrizi.

Lini një Përgjigje