TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Maj 2023, 13:32

Vdekja e 27-vjeçarit Jani Rustemaj në burg, ministri Manja: Aksidente ndodhin!

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja e 27-vjeçarit Jani Rustemaj në burg, ministri Manja:

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është pyetur ditën e sotme për vdekjen e Jani Rustemajt në burg, pak ditë pasi u arrestua për vjedhje.

I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, ministri tha se aksidentet në burgje ndodhin ashtu sikurse në jetën e përditshme, por i rëndësishëm është hetimi me transparencë.

“Lidhur me rastin, për sa kohë është një çështje që po hetohet, refuzoj të flas se ka një kakofoni zërash, jo në paraburgim, jo te 313, jo në spital… Kemi përgjigje konkrete për secilat raste, që ua kemi thënë familjarëve. Si në jetën e përditshme, edhe atje ndodhin aksidente. E rëndësishme është transparenca te familjarët”.

Jani Rustemi, i riu që u arrestua në 12 prill për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atleteve ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit.

Ende nuk ka të dhëna se cila ka qenë sëmundja prej së cilës vuante, por në fillim të muajit ndaj forcave të rendit familjarët e tij hodhën akuza për mungesë të shërbimit.

Sipas të dhënave zyrtare dy ditë pasi ai  u ndalua shfaqi shqetësime shëndetësore ndërsa u mjekua në qelinë e komisariatit. Por situata u përsërit në fund të muajt kohë kur urgjenca vendosi ta niste drejt spitalit. Madje si pasojë e problemeve ai kaloi edhe në koma.

 

ulsi manja vdekja e 27-vjeçarit jani rustemaj

Lini një Përgjigje