TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Maj 2023, 13:21

Zgjedhjet vendore, KQZ miraton rezultatin për Këshillat në 14 bashki

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet vendore, KQZ miraton rezultatin për Këshillat në 14
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

Komisioni Qëndror Zgjedhor i mbledhur këtë të mërkurë miratoi shpërndarjen e mandateve sipas rezultatit zgjedhor për subjektet politike të zgjedhjeve të 14 majit për Këshillat Bashkikë të Bashkive: Peqin, Has, Kukës, Vau Dejës, Mirditë, Mat, Klos, Bulqizë, Shijak, Cërrik, Gramsh, Prrenjas, Patos, Roskovec.

Po ashtu, KQZ vendosi dhënien e mandatit të Kryebashkiakut për Bukurosh Maçi, i propozuar nga PS në Bashkinë e Peqinit. I dha mandatin Miftar Dautit, i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë Has. Po ashtu, edhe Safet Gjicit të propozuar nga PS, në Bashkinë e Kukësit.

KQZ po ashtu vendosi dhënien e mandatit të kryetarit të Bashkisë për Kristian Shkrelin, të propozuar nga PS, në Bashkinë e Vaut të Dejës.Në Mirditë iu dha mandati Albert Mëlyshit, propozuar nga Bashkë Fitojmë, Në Mat, Agron Malaj propozuar nga PS. Në Klos Valbona Kola nga PS. Në Bulqizë, Festime Mjeshtri nga PS. Në Shijak Elton Arbana PS, në Cërrik Andi Salla nga PS, në Besion Ajazi në Gramsh nga PS, Në Përrenjas Nuri Belva nga PS. Në Patos Fation Duro nga PS Në Roskovec Majlinda Bufi nga PS.

Dy ditë më parë KQZ miratoi rezultatin e zgjedhjeve në 13 bashki të tjera. Nëpërmjet seancës të zhvilluar në KQZ, kryekomisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit për kryebashkiakë dhe anëtarë të këshillave bashkiakë në bashkitë: Lezhë, Libohovë, Fushë-Arrëz, Vorë, Divjakë, Poliçan, Skrapar, Pustec, Këlcyrë, Tepelenë, Sarandë, Delvinë Konispol.

Ndërkohë ka kontestuar rezultatin në disa prej bashkive, duke dorëzuar 12 kërkesa ankimore. Në Durrës, Tiranë, Kamëz, Pukë dhe Lezhë koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka kërkuar rinumërimin e votave për anëtarët e këshillit bashkiak.

kreu i kqz ilirjan celibashi 14 maji

Lini një Përgjigje