TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Maj 2023, 10:45

Lulzim Basha rikthehet në 'skenën' politike, organizon takim me të rinjtë e FRPD-së

Shkruar nga Pamfleti
Lulzim Basha rikthehet në 'skenën' politike, organizon takim
Lulzim Basha

Pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhje, në skenën politike të Partisë Demokratike duket se po rikthehet ish-kryedemokrati Lulzim Basha.

Mësohet se Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me të rinjtë e FRPD-së në një hotel në Tiranë.

Para pak ditësh ish-kryedemokrati pas më shumë se një viti nga dorëheqja,ka vendosur në kopertinë logon e Partisë Demokratike.

Ish-kryedemokrati ka ndryshuar fotografinë e kopertinës, por e ka fshehur atë si veprim nga kohështrirja. Megjithatë, kjo nuk ju ka shpëtuar disa militantëve, që kanë nisur t’i komentojnë.

Ndërkohë po ditën e somte mësohet se dy pjesë te PD-së po tentojnë të afrohen me njëra tjetrën.

PD-ja zyrtare dhe pjesa e PD-së së Sali Berishës do të zhvillojnë një mbledhje grupi në orën 13:00.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë, por një rikthim i Bashës do të ndezë dhe një herë debate në PD, pasi një grup deputetësh kanë dalë kundër rikthimit të tij.

 

lulzim basha takim me të rinjtë e frpd-së

Lini një Përgjigje