
Gazetari Mentor Kikia duke komentuar ngjarjet e fundit politike në vend u shpreh se kjo klasë politike duhet të shporret sa më parë.
Në një intervistë për “Panorama Tv” ai tha se vetëm tre ditë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit dhe akuzave që shkëmbyen me njëri-tjetrin, ata dalin me një vendim që të rrisin pagat e tyre me 100 për qind.
“Në vendin më të varfër më të Evropës nuk duhet t’ia lejojnë vetes që tre ditë pas zgjedhjeve pasi kanë dalë në fushatë që thonë që duhet mbështetur fasoni, shkojnë dhe në mënyrë unanime shkojnë dhe vendosin të rrisin pagën e tyre 100%.
Nëse kjo do ndodhte në një vend tjetër, populli do i pështynte. Nesër shqiptarët do vazhdojnë të zihen njësoj demokratë dhe socialistë sipas parimit që nuk duam ne as bukë as ujë, vetëm ata as lart të mos zihen. Kjo klasë politike duhet të shporret”, deklaroi ai.
Lini një Përgjigje