TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Maj 2023, 13:15

Mblidhet Grupi Parlamentar i PD-së, Alibeaj paralajmëron rikthimin e Bashës: Çdokush ka të drejtë të rikandidojë

Shkruar nga Pamfleti
Mblidhet Grupi Parlamentar i PD-së, Alibeaj paralajmëron rikthimin e
Enkelejd Alibeaj

Mundësia që Lulzim Basha të marrë sërish drejtimin e Partisë Demokratike po bëhet gjithnjë e më reale.

Kështu ka parajamëruar sot deputeti Enkelejd Alibeaj i pyetur nga mediat nëse mund të rikthehet Basha në drejtimin e PD-së.

Ai theksoi se gjithkush ka të drejtë të që të rikandidojë.

"Kjo parti nuk duhet të jetë në varësi të emrave individuale. Kjo është ajo që kërkohet sot! Çdokush ka të drejtë të rikandidojë. Këtë e vlerëson anëtarësia.", tha Albeaj.

Deklaratat, Alibeaj i bëri pas mbledhjes së Kryesisë, pasditen e së mërkurës.

Kujtojmë se Partia Demokratike zyrtare është aktualisht pa një kryetar, qoftë edhe të komanduar pasi Alibeaj bëri të ditur pas zgjedhjeve të 14 majit, se do të linte postim e kreut të PD-së dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Aktualisht, Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike e drejton Gazment Bardhi, i cili është edhe Sekretari i Përgjithshëm i partisë.

Po sot ish-kryedemokrati Lulzim Basha, është rikthyer në skenën politike me një takim me të rinjtë e FRPD-së në një hotel në Tiranë.

Ndërkohë ditën e djeshme, Bardhi është shprehur kundër qëndrimit të Berishës në PD. Sipas tij statusi non-grata i Sali Berishës ka përçarë dhe e dobëson Partinë Demokratike.  

Në një intervistë për emisionin “Frontline”  ai u shpreh se nuk ka pasur kontakt me Berishën dhe se nuk ka shqetësim për t’u takuar me askënd, teksa shtoi se për hir të interesit publik do ulet në tryezë më cilindo opozitar duke lënë të hapur një mundësi takimi mes palëve.

Ndërsa sa i përket deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha për grupimin që ai drejton, Bardhi u shpreh se ata nuk janë një strukturë paralele, por kanë gjithë funksionet dhe strukturat e një partie politike. Sipas tij ajo që ka sjellë ndarjen me Berishën ka qenë përplasja e këtij të fundit me SHBA-në përmes statusit non-grata.

Lini një Përgjigje