TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Maj 2023, 16:49

Tjetër skandal në polici/ U arrestua për vjedhjen e një tapeti, ndërron jetë Jani Rustemi

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër skandal në polici/ U arrestua për vjedhjen e një

Ndërron jetë 27-vjeçari Jani Rustemi, i cili ndodhej në koma prej disa javësh. Ai u arrestua nga policia në Tiranë më 12 Prill 2023 nga forcat e Komisariatit Nr.2.

I riu u arrestua për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atlete. Por 5 ditë më vonë, më 17 Prill, Jani Rustemi dërgohet në Urgjencën e QSUT në gjendje të rëndë. Sot ai ka ndërruar jetë. Ai ra në koma pasi dyshohet se ju dha një dozë e lartë metadoni, pasi ishte përdorues i lëndëve narkotike. 

Sipas Policisë së Tiranës, më 14 prill, gjatë qëndrimit në bllokun e sigurisë në rrugën ‘Mine Peza’ ka shfaqur probleme shëndetësore. Është njoftuar shërbimi i emergjencës mjekësore, thotë policia, të cilët janë paraqitur në ambientet e Bllokut të Sigurisë dhe pas ndihmës mjekësore të dhënë, gjendja e tij është përmirësuar”.

Sipas kartelës mjekësore, të riut i është dhënë metadon për qetësim, pasi prej varësisë nga heroina ka nisur të ndihet keq. Një ditë pasi dyshohet të ketë pirë metadonin, më 15 prill, Jani Rustemaj është dërguar në Gjykatë, ku pavarësisht gjendjes shëndetësore që kishte kaluar, togat e zeza i vendosën masën e sigurimit personal të arrestit me burg. Më 16 prill, 27-vjeçari është dërguar në paraburgim te 313-a, por autoritetet e burgut, “nuk kanë pranuar që ta marrin në dorëzim", thotë zyrtarisht Policia, për shkak të mbingarkesës në këtë institucion dhe "në këto kushte ai është rikthyer dhe vendosur përsëri në Bllokun e Sigurisë Tiranë”.

Pak kohë më parë nëna e tij dha një intervistë për emisionin “Uniko”, duke ngritur dyshime për rënien në koma të djalit të saj.

Intervista

Pranvera Rustemi: Më morën në telefon policat më thanë shkoni se keni djalin sëmurë. Kam shkuar te burgu i policisë.

-Kishe djalin sëmurë nga se?

Pranvera Rustemi: Nuk ma thanë arsyen nga se.

-Kishte ndonjë problem shëndetësor?

Pranvera Rustemi: Asnjë lloj problemi s’ka pasur djali. Kam shkuar kam pyetur te spitali i burgjeve. Më datë 17 Prill, shkova atje nuk e gjeta djalin atje, nuk ishte i shtruar. Erdha në shtëpi. Pastaj pas ca ditëve më erdhi policia, 2 civilë këtu në shtëpi. Shko tha në spital e ke çunin pak me ftohje sëmurë. Dhe unë u mora pastaj. Shkuam në spital. Kam shkuar te spitali “Nënë Tereza”, çuni ka qenë në reanimacion. Shumë keq. Doktori tha nuk kam shpresa për djalin tënd.

-A ishte djali shumë mirë para se të arrestohej?

Pranvera Rustemi: Djalin e kam pasur mirë, kam folur me djalin, ka qenë shumë mirë djali.

-Tani që është në spital e ke parë?

Pranvera Rustemi: E kam parë, djali është shtrirë. E kam gjetur në spital në këtë gjendje. Doktori tha nuk kemi shpresa, vetëm në duart e Zotit e keni djalin.

-Çfarë i ka ndodhur djalit? Çfarë të tha doktori?

Pranvera Rustemi: Doktori tha vetëm që i kanë dhënë shumë metadon.

-Po pse? Djali ishte përdorues i lëndëve narkotike?

Pranvera Rustemi: Hashash pinte, e dija. Shumë jo, ishte për bukuri.

-Djali mjekohej me metadon?

Pranvera Rustemi: Asnjëherë nuk e ka përdorur metadonin djali. Unë nuk e di çfarë i kanë bërë djalit ata.

-Çfarë dyshon se i kanë bërë djalit?

Pranvera Rustemi: Dyshoj. Ku nuk më shkon mendja. I kanë bërë ndonjë gjilpërë.

jani rustemi

Lini një Përgjigje