TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Maj 2023, 12:46

Vranë me thikë adoleshentin në Gramsh, lihen në burg 4 të miturit

Shkruar nga Pamfleti

Vranë me thikë adoleshentin në Gramsh, lihen në burg 4

Gjykata e Elbasanit ka caktuar arrest me burg për katër të arrestuarit e mitur për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici.

Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç u arrestuan për vrasjen e 15 vjeçarit Fatjon Bici i cili u godit me thikë në zemër dhe plagosën kushëririn e tij shtetasin M. L, i cili vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës. Këta të mitur akuzohen për  vrasje në bashkëpunim, dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

Ndërkohë do të nisë seanca për Tefik Tashin, pasi kjo vonesë erdhi për shkak se e njëjta Prokurore ishte për të dyja çështjet.

6 adoleshentët janë konfliktuar mes tyre në brendësi të një lagje, pranë shkollës “Asllan Shahini” në Gramsh, njëri prej tyre i pajisur me thikë dhe dorezë hekuri ka qëlluar për vdekje F.B 15 vjeç ndërsa është plagosur kushëriri i tij M.L.

Sipas dëshmive të mëtejshme në vendin e ngjarjes, vetëm dy kushërinjtë ishin nxënës të shkollës “Asllan Shahini”, katër fëmijët e tjerë ishin banues në fshatin Cërunjë. Pas konflikteve të rrjetet sociale ata kanë udhëtuar drejt dhe i kanë pritur dy kushërinjtë derisa kanë mbaruar mësimin, për tu zënë pritë pak më tutje, në mënyrë që të mos dukeshin nga shkolla.

Në mes të lagjes dhe në mes të ditës duket se askush nuk ka ndërhyrë për të shuar konfliktin. Dëshmitarët thonë se konflikti ishte mes djemve të Cërrunjës dhe djalit të plagosur, ndërsa 15- vjeçari që gjeti vdekjen ka ndërhyrë të mbrojë kushëririn e tij.

gramsh

Lini një Përgjigje