TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Maj 2023, 10:14

Vranë adoleshentin në Gramsh, dalin sot para gjykatës 4 të miturit

Shkruar nga Pamfleti

Vranë adoleshentin në Gramsh, dalin sot para gjykatës 4 të

Katër të miturit e arrestuar për vrasjen e 16-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh, kanë dalë paraditen e sotme përpara Gjykatës së Elbasanit  për masë sigurie.

Ata do të njihen me masën e sigurisë për ngjarjen e ndodhur 3 ditë më parë në Gramsh. 16-vjeçari Bici u godit me thikë gjatë një konflikti me 4 persona të moshave 14 deri në 16 vjeç.

Pasi doli nga mësimi, ai pa në një rrugicë kushëririn e tij 15-vjeçar Marko Bici që po konfliktohej me 4 bashkëmoshatarë dhe ndërhyri për ta mbrojtur.

Por goditjet me thikë i morën jetën adoleshentit, ndërsa kushëriri i tij mbeti i plagosur.

4 të rinjtë, pas arrestimit nga policia ditën e ngjarjes, në prani edhe të psikologut, rrëfyen se sherri me Marko Bicin kishte nisur rreth 2 muaj më parë në një kënd lojërash dhe më pas ishte përshkallëzuar në rrjetet sociale.

Sipas dëshmive të mëtejshme në vendin e ngjarjes, vetëm dy kushërinjtë ishin nxënës të shkollës “Asllan Shahini”, katër fëmijët e tjerë ishin banues në fshatin Cërunjë. Pas konflikteve të rrjetet sociale ata kanë udhëtuar drejt dhe i kanë pritur dy kushërinjtë derisa kanë mbaruar mësimin, për tu zënë pritë pak më tutje, në mënyrë që të mos dukeshin nga shkolla.

Në mes të lagjes dhe në mes të ditës duket se askush nuk ka ndërhyrë për të shuar konfliktin. Dëshmitarët thonë se konflikti ishte mes djemve të Cërrunjës dhe djalit të plagosur, ndërsa 15- vjeçari që gjeti vdekjen ka ndërhyrë të mbrojë kushëririn e tij.

vranë adoleshentin në gramsh dalin para gjykatës katër të miturit

Lini një Përgjigje