TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Maj 2023, 20:52

U arrestua në Kanada për vrasjen e policit dhe djalit të tij 8-vjeçar, lirohet papritur 60-vjeçari nga Fieri

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua në Kanada për vrasjen e policit dhe djalit të tij

Engjëll Brahimi, i cili dyshohet se vrau një polic dhe djalin e tij 8-vjeçar në vitin 2001 është liruar nga autoritetet kanadeze. Pak muaj më parë u bë e ditur se ai ishte arrestuar në Montreal dhe do të ekstradohej në vneidn tnë, por ka ndodhur një zhvillim i papritur.  

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë François Dadour ra dakord me kërkesën e avokatëve që përfaqësonin Engjëll Brahimi, 60 vjeç, që ai të lirohej me kusht, ndërkohë që çështja e ekstradimit është në pritje.

Qeveria shqiptare pretendon se Brahimi vrau oficerin e policisë, Astrit Braçe, dhe djalin e tij tetë vjeçar, Asllan, në një pritë me armë zjarri më 10 gusht 2000.

Në janar, autoritetet në Shqipëri kërkuan që Brahimi të arrestohej dhe ai u kap më 26 janar.

Sipas një deklarate të depozituar në kërkesën për ekstradim thuhet: “Më 21 maj 2001, kërkuesi u shpall fajtor në mungesë nga një gjykatë shqiptare për vrasje me paramendim për shkak të hakmarrjes, vrasje të kryer në rrethana të tjera specifike, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. Dy nga personat mbetën të vrarë, njëri prej të cilëve fëmijë. Tjetri ishte ish-shefi i hetuesisë në qarkun shqiptar të Fierit.”

Në vitin 1997, vëllai i Brahimit, Iliriani, u vra në një shkëmbim zjarri me policinë, pasi dikush kishte hapur zjarr ndaj një ambulance. Braçe ishte një nga policët e pranishëm në momentin e vrasjes së vëllait të Brahimit dhe vëllai i Braçes ishte shef i komisariatit lokal. Dikush tentoi të qëllonte Braçen në vitin 1999, por dështoi.

Brahimi ishte i dyshuar për të shtënat, por nuk kishte prova të mjaftueshme për ta akuzuar. Më 10 gusht 2000, Braçe dhe gruaja e tij shkuan në plazh me djalin e tyre Asllanin, vajzën, mbesën dhe nipin. Ata kanë qenë të gjithë në të njëjtin Mercedes-Benz teksa kanë dalë nga plazhi kur makina është goditur me armë zjarri në fshatin Pishë Poro.

Autoritetet në Shqipëri nuk mundën ta kapnin Brahimin pas vrasjes. Autoritetet besojnë se Brahimi u largua nga Greqia dhe hyri në SHBA përpara se të kalonte në Kanada duke përdorur një pasaportë false.

 

lamada ibrahimi

Lini një Përgjigje