TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Maj 2023, 12:18

Grabiti postën në Tiranë, zbardhet dëshmia e 27-vjeçarit: Kam babanë në gjendje të rëndë, më duheshin për kurimin e tij

Shkruar nga Pamfleti

Grabiti postën në Tiranë, zbardhet dëshmia e

Është zbardhur dëshmia e autorit i cili grabiti paratë e postës private në Tiranë nën kërcënimin e thikës.

Burime për mediat bëjnë me dije se Ordis Molla ka deklaruar para togave të zeza se paratë i vodhi për shkak se i duheshin për kurimin e babait pasi e kishte në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Kam babanë në gjendje të rëndë. Nuk gjeja mënyrë tjetër për t’i ardhur në ndihmë për kurimin dhe vendosa të kryej grabitjen e postës private”, mësohet të ketë thënë Ordis Mollës përpara togave të zeza të Tiranës, të cilat vendosën ta lënë në burg 27-vjeçarin.

Ai u vendos në pranga disa orë pas ngjarjes së të mërkurës në mbrëmje, ku përmes kërcënimit me thikë ndaj punonjësit, mori një shumë parash në filialen e një poste private në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi në rrugën “5 Maji”, ku Molla, pasi mori shumën e parave të xhiros ditore, përkatësisht 400 mijë lekë të rinj, 940 euro dhe 40 paund, u largua me motomjet. Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, 27-vjeçari do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

poste tirane deshmi 27-vjecar

Lini një Përgjigje