
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 2 vite burg ish drejtorin e ASHK, Lart Pashën i cili merrte nga 3 mijë euro si ryshfet për shpërndarjen e certifikatave të pronësisë në Sarandë.
Ndërsa Hamza Tola ish shofer në institucionin e ministrisë së Drejtësisë, është dënuar me 1.5 vite burg pasi luante rolin e sekserit në këtë aferë korruptive. Ndërsa për sekserin Jorgo Kreku GJKKO ka vendosur një vit shërbim prone.
Mësohet se dhe pronari i hotelit në Sarandë që tentoi të korruptonte me 3 mijë euro zyrtarët për marrjen e certifikatës së pronësisë, është dënuar me 16 muaj shërbim prove.
Hamaza Tola dhe Jorgo Kreku i kanë kërkuar Kastriot Krekut një shifër që varionte nga 1 mijë deri në 3 mijë Euro, duke i premtuar ndërhyrjen tek Laert Pasha dhe Sajmir Bako, të dy punonjës të ASHK Sarandë, me qëllim për ta ndihmuar atë në procedurën e pajisjes me certifikatën e pronësisë.
Por marrëveshja mes tyre u prish pasi Tola i kërkoi fillimisht 2 mijë euro dhe më pas 1 mijë euro të tjera në mënyrë urgjente, por ende nuk kishte certifikatë pronësie për Kastriot Krekun.
Lini një Përgjigje