Një 46-vjeçare nga Irani është arrestuar në Rinas pasi tentoi të dilte nga Shqipëria, duke përdorur pasaportë çeke të falsifikuar.
Policia i ka sekuestruar pasaportën dhe një dokument tjetër të falsifikuar.
"Kjo shtetase ka paraqitur në sportelin e PKK Rinas, biletën e udhëtimit dhe një pasaportë çeke për të cilën punonjësi i Policisë Kufitare ka dyshuar se ishte e falsifikuar. Pas ekzaminimit në laboratorin e dokumenteve rezultoi se pasaporta ishte e falsifikuar. Gjatë kontrollit, kësaj shtetaseje iu gjet edhe një leje për qëndrim në Çeki, e cila gjithashtu rezultoi e falsifikuar. 2 dokumentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale në ngarkim të shtetases L. B. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme."-njofton policia.
Lini një Përgjigje