TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Maj 2023, 13:39

Vrasja e adoleshentit në Gramsh, babai i autorit: Jetoj me dhimbjen e familjes tjetër, s’kishim dijeni për konfliktin!

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e adoleshentit në Gramsh, babai i autorit: Jetoj me dhimbjen e

I tronditur nga i biri 15 vjeçar që ndodhet pas hekurave për vrasjen e bashkëmoshatarit, babai i autorit Servet Karaj ka thënë se nuk kishte asnjë dijeni për debatin.

Fatjon Bicin që u nda nga jeta padrejtësisht e cilëson si djalin e tij ndaj kërkon ndjesë për familjen e viktimës. Për mediat ai thotë se është i gatshëm që të shkojë të bisedojë me ta nëse pranojnë.

“I kërkoi falje jashtë mase. Edhe unë e quaj djalin tim se njëlloj janë. Jam gati që të shkoj që sot te familja e tyre nëse pranojnë”, tha Karaj.

Për dëshminë e të birit, thotë se mban mend shumë pak gjëra pasi është i rënduar emocionalisht.

“Kishte shkruar u zumë, më gjuajti grushte barkut, nxora thikën, i gjuajta njërit dhe ika”, tha Karaj.

Karaj kërkon që drejtësia të bëjë detyrën e vet. Si një prind që përjeton trishtimin njësoj si familja e Fatjon Bicit, Karaj thotë se "do të vijë dita që djali do të dalë nga burgu, por ai që është futur nën dhe nuk del më..."

Në një përshkrim të shkurtër për të birin shprehet se nuk e dinte që mbante thikë me vete, e quan djalë të rregullt dhe jo problematik.

Djali ka qenë shumë i qetë, nuk merrej me gjëra të tilla. Atë ditë nuk ka shkuar në shkollë se kishte probleme shëndetësore. Unë isha vetë në Gramsh e 10 minuta pasi jam kthyer më kanë marrë në telefon. Jam habitur. Sjellja e djalit ka qenë normale, nuk të linte përshtypje. Nuk di si të them, nuk i kam parë asgjë me vete. Në polici na thirrën për deklaratën.

Nuk i kam parë asgjë as në çantë, as në xhep. Djali nuk ka pasur raste të tilla, nuk kam dëgjuar asnjëherë debat. Nuk kishim asnjë informacion se po të kisha sikur 2% të dija nuk do të kishte arritur deri këtu. Shkonte në shkollë zakonisht, ishte nxënës mesatar, i rregullt, të shtuna të diela punonte, nuk ishte problematik”, tha Karaj.

vrasja e adoleshentit në gramsh

Lini një Përgjigje