Një ditë më parë 29 vjeçari Fatbardh Ismaili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së ish deputetit socialist Armando Prenga.
Mësohet se ndaj makinës së Prengës janë qëlluar 5 plumba, por fatmirësisht kanë qenë nga ana e pasagjerit dhe nuk kanë prekur ish deputetin.
Sipas dëshmisë së dhënë në polici nga ish deputeti socialit ai ka theksuar se nuk ka asnjë konflikt me Fatbardh Ismailin apo dhe me babin e tij që ka qenë komisioner në KZAZ 15 në Kurbin.
Ndër të tjera theksohet se pritet arrestimi dhe dëshmia e 29 vjeçarit për të hedhur dritë në këtë ngjarje nëse ka të bëjë me zgjedhjet apo i riu ka pasur ndonjë motiv tjetër për të sulmuar ish deputetin.
Sherri mes tyre ka ndodhur për votat. Tre ditë më parë ka pasur përplasje të fortë në KZAZ-në e Kurbinit. Madje KQZ bllokoi numërimin për shkak se një numërues u dhunua dhe duket se ka pasur gisht dhe ish-deputeti. Madje u desh dhe ndërhyrja e policisë. Mësohet se 29-vjeçari është djali i njërit prej vëzhguesve të koalicionit të “Bashkë Fitojmë”. Prenga dhe babai i tij kanë pasur prej dy ditësh konflikte dhe sot tensioni ka agravuar.
Lini një Përgjigje