
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ku një punëtor 60-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati.
Uniformat blu raportojnë se shtetasi me iniciale A.P., ka qenë duke punuar në pallat në fazë ndërtimi dhe ka humbur jetën rrugës për në spital, si pasojë e plagëve të marra.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:55, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasi A. P., rreth 60 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Lini një Përgjigje