TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Maj 2023, 19:51

Ra nga pallati ku punonte dhe ndërroi jetë, arrestohen pronari i objektit dhe administratori

Shkruar nga Pamfleti

Ra nga pallati ku punonte dhe ndërroi jetë, arrestohen pronari i

Policia ka vënë në pranga pronarin e pallatit në Vlorë ku humbi jetën sot një 60 vjeçar, bashkë me të u arrestua dhe administratori i firmës që po bënte punimet.

Paradite ndërroi jetë një 60-vjeçar, i cili ishte duke punuar në një pallat në ndërtim. Ai ra nga lartësi dhe nuk arriti të mbijetojë. Sipas policisë, firma ndërtuese nuk ka zbatuar kushtet teknike.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në përfundim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, në lagjen “Uji i Ftohtë”, ku dyshohet se aksidentalisht ra nga lartësia e pallatit në të cilin ishte duke punuar, shtetasi A. P., 60 vjeç, i cili për pasojë humbi jetën, arrestuan shtetasit:

-M. H., 70 vjeç, banues në Vlorë, bashkëpronar i pallatit që po ndërtohej, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se punimet në këtë pallat po kryheshin pa lejen e organeve kompetente;

-A. K., 53 vjeç, me detyrë administrator dhe drejtues teknik i firmës që po ndërtonte këtë pallat, banues në Vlorë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

ndertime vdekje

Lini një Përgjigje