TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Maj 2023, 18:26

Ndërron jetë punonjësi i ambasadës malazeze në Tiranë, policia zbulon detajet

Shkruar nga Pamfleti

Ndërron jetë punonjësi i ambasadës malazeze në

Një punonjës i sigurisë së Malit të Zi në Shqipëri ka gjetur vdekjen ditën e sotme. 62-vjeçari me inicialet E.M, shërbente si punonjës për shërbimin privat të ambasadës së Malit të Zi.

Policia bën të ditur se 62-vjeçari dyshohet ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Më datë 19.05.2023, rreth orës 15:45, ka ndërruar jetë punonjësi për shërbimin privat të sigurisë fizike të Ambasadës së Malit të Zi, shtetasi E. M., 62 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

mali i zi

Lini një Përgjigje