
Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Aurel Hoxhallarin, për përfshirje në vrasjen e Devi Kasmit, ngjarje kjo e ndodhur në datën 29 janar 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.
Ai akuzohet për veprën penale të “Vrasja me paramendim për interes”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturar kriminal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, i kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Kultivimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal”.
Për këtë ngjarje janë vënë nën akuzë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ish-speciali grek Efthimios Efthimiu si ekzekutori i Kasmit, Aurel Hoxhallari alias Altin Hoxhallari, Elton Habilaj, Marvin Dinellari, Elton Hoxhallari dhe Marjo Meshini.
Hoxhallari, është arrestuar edhe më 10 Janar të vitit 2015 së bashku me kushëririn e tij Amarildo Hoxhallari, si porositës të dyshuar për atentatin ndaj Pajtim Serjanit. Por, më 1 Shkurt 2015 Gjykata e Krimeve të Rënda i la ata të lirë për mungesë provash.
Ngjarja ndodhur mbrëmjen e 5 janarit, rreth orës 19:40 në rrugën e Kavajës në hyrje të rrugës “Islam Alla”. Edhe në atë kohë policia deklaronte se Aurel Hoxhallari ishte me precedentë të mëparshëm për disa vepra penale.
“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, të ndaluarit në bashkëpunim me njëri tjetrin, shtetasin Arjanit Sterjo, alias Artur Baze, kanë planifikuar, organizuar e siguruar kushtet, mjetet materiale dhe kanë lokalizuar vendndodhjen e shtetasit Pajtim Serjani, objekt goditjeje nga autorët për ta ekzekutuar më datë 05.01.2015.
Motivi i kësaj ngjarje kriminale, dyshohet se mund të jenë konflikte ndërmjet tyre në kohë të ndryshme”, deklaronte policia.
Mbrëmjen e 5 janarit, Serjani u qëllua me pistoletë nga Artur Baze. Atentatori u vra nga polici Roland Meta, që gjendej në një tavolinë me Pajtim Serjanin. Edhe vetë polici u plagos.
Për sa i përket rolit të Aurel Hoxhallarit në vrasjen e Devi Kasmit, policia tha se ai është shpallur në kërkim si organizator i kësaj bande kriminale.
Lini një Përgjigje