TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Maj 2023, 10:46

Parandalohet krimi në familje, 40-vjeçari tenton të vrasë bashkëshorten në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Parandalohet krimi në familje, 40-vjeçari tenton të vrasë

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi po tentonte që të vriste bashkëshorten e tij, e cila ishte larguar nga banesa së bashku me fëmijët.

Sipas informacioneve, Lulzim Haxhiu, 40 vjeç ishte nisur për të vrarë bashkëshorten, pasi kjo e fundit e kishte denoncuar në polici për dhunë dhe gjykata i kishte lëshuar një urdhër mbrojtje.

Pas informacioneve të marra, policia ka bërë të mundur ndalimin e 40-vjeçarit dhe gjatë kontrollit në makinë i është gjetur një armë zjarri, me të cilin kishte planifikuar të kryente krimin.

Finalizohet opracioni policor i koduar “Shkallnuri”. Me armë zjarri me vete, me të cilën dyshohet se do të kryente krim në familje ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte me urdhër mbrojtjeje, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri automatik PMSH dhe municon luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, falë inteligjencës informative se një shtetas po qarkullonte me armë zjarri në fshatin Shkallnur, Durrës, dhe dyshohet se do kryente krim në familje, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes dhe kapjen e shtetasit që qarkullonte me armë zjarri.

Falë vlerësimit në kohë reale të informacionit, si dhe reagimit të menjëhershëm të strukturave të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkallnuri”, u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Lulzim  Haxhiu, 40 vjeç, banues në fshatin Shkallnur, Durrës.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonte ky shtetas, gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip automatik PMSH me karikator me municion luftarak.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ishte larguar prej disa ditësh nga banesa, sepse bashkëshortja e tij është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Durrësit, që prej datës 04.05.2023, për shkak të dhunës së ushtruar nga ky shtetas.

Dyshohet se 40-vjeçari po kërkonte bashkëshorten për ta vrarë, e cila ishte larguar nga banesa, së bashku me fëmijët. Ndërhyrja në kohë e Policisë për kapjen e tij parandaloi ngjarjen e rëndë kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

40 vjeçari durrës krmi familje

Lini një Përgjigje