TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Maj 2023, 13:17

Vrau kunatën me sëpatë, gjykata e Elbasanit lë në burg 58-vjeçarin Tefik Tashi

Shkruar nga Pamfleti

Vrau kunatën me sëpatë, gjykata e Elbasanit lë në burg

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 58-vjeçarin Tefik Tashi, i cili vrau me sëpatë pak ditë më parë motrën e gruas.

Pas shoqërimit në polici, ai ka rrëfyer se e kreu krimin i vetëdijshëm. Konflikti mes tyre nisi kur viktima e ka ofenduar me fjalën “kollovar”, pasi jetonte në shtëpinë e gruas së tij. Më pas viktima nuk i ka bërë drekën dhe 55-vjeçari e ka ekzekutuar me sëpatë motrën e bashkëshortes.

“E vrava se s’më beri dreken. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë”, deklaroi në polici pas ngjarjes autori.

Ai nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese dhe është shfaqur i bindur se ka bërë gjënë e duhur. 58-vjeçari u kap nga policia në fshatin Bradashesh, teksa ishte me një sëpatë në dorë dhe me duart me gjak, teksa po ecte me vrap.

elbasan vrau kunatë burg

Lini një Përgjigje