
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se kërkesa e Ramës që në komunat e veriut të vendoset KFOR-i është djallëzore dhe akuzoi kryeministrin se kërkon të ndajë Kosovën mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Ai gjithashtu e akuzoi kryeministrin si vasal të presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe se po kërkon të implementojmë planin e këtij të fundit në Kosovë.
Sipas Berishës këtë projekt Edi Rama për Komunat e Veriut të Kosovës e mbrojti për vite të tëra me shkëmbim territoresh, por ky projekt ka dështuar, është arkivuar njëherë e mirë.
“Tezat e padronit dhe shtoj në këtë mënyrë, akuzat ndaj Kosovës, udhëheqjes së saj në problematikën e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit. Edi Rama kërkoi sot fjalë për fjalë siç kërkoi Beogradi dhe mashtroi shqiptarët dhe publikun se gjoja ka kërkuar Prishtina që komunat e veriut të Kosovës të vendoset KFOR-i. Njësitë ushtarake të KFOR-it si njësi të NATO-s, kanë përgjegjësi ndërkombëtare për garantimin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe mbrojtjes së saj. Qeveria e Kosovës në radhë të parë dhe partnerët ndërkombëtar nuk janë dakord as me padronin e Edi Ramës, Vuçiç dhe argatin e tij në Tiranë.
Ata mendojnë dhe besojnë se, përgjegjëse për sigurinë e rendit në të gjithë territorin e Kosovës është Policia. Ajo është linja e parë në garantimin e rendit dhe luftën ndaj kriminalitetit, në të gjithë territorin pa përjashtuar asnjë zonë. Natyrisht në çdo rast ajo bashkëpunon dhe duhet të bashkëpunojë me KFOR-in dhe EULEX-in, sa herë që t’i paraqitet nevoja.
Por kërkesa e Edi Ramës me porosi të Aleksandër Vuçiç që komunat në veri të Kosovës me shumicë serbe të vendosen nën kontrollin e KFOR-it është një kërkesë djallëzore e cila nuk ka qëllim tjetër përveç indirekt për të dalë tek ndarja e Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë. Këtë projekt Edi Rama për Komunat e Veriut të Kosovës e mbrojti për vite të tëra me shkëmbim territoresh, por ky projekt ka dështuar, është arkivuar njëherë e mirë. Ndaj dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim të Edi Ramës që shkon fund e krye në përputhje me kërkesat e Beogradit”, deklaroi Berisha.
Berisha në fjalën e tij theksoi gjithashtu se kërkesa që kryeministri Rama bërI për mbajtjen e konference ndërkombëtareje paqe për Kosovën është një ide e mbështetur nga Rusia.
Sipas tij aleatët janë kundër një konference të tillë, pasi zhbën të gjithë progresin e arritur në bisedime dhe kthen çështjen në pikën zero.
“Së dyti! Edi Rama nxori përsëri nga sirtarët, kërkesën për konferencë ndërkombëtare të paraqitur nga Beogradit dy vite më parë dhe të mbështetur fuqimisht nga Lavrov. Një konferencë ndërkombëtare për Kosovës ka qëllim vetëm të zhbëjë të gjitha ato që janë arritur dhe të shënojë një fillim nga e para për llogari të nacionalizmit serb. Komuniteti ndërkombëtar ka treguar angazhim maksimal. Vetë kancelari Scholz, presidenti Macron, sekretari Blinken, janë angazhuar direkt. Vetë plani franko-gjerman është dorëzuar. Edi Rama në parashtresën e tij fajëson Kosovën për mos zbatimin e këtij plani, në një kohë kur kryeministri i Kosovës në Ohër ishte i gatshëm ta firmoste, kurse homologu i tij, serbomadhi Vuçiç deklaroi se, unë nuk e firmos kurrë atë. Duke kërkuar konferencë ndërkombëtare, Edi Rama përsëri mendon se refuzimi i Serbisë i çdo opsioni tjetër përveç se, i një republike serbe të tipit të asaj të Bosnjes në Kosovës, do mund të shkohet drejt shpërbërjes së Kosovës dhe ndarjes së saj mes Serbisë dhe Shqipërisë”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje